English

Shpërthimi në Shkodër, identifikohen autorët

Shkodër, 25 shtator, NOA Update – Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorët e shpërthimit me eksploziv, të ndodhur gjatë orëve të mesnatës së sotme, pikërisht në katin e pestë të një apartamenti të qytetit verior.

Burimet e saj bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, janë Jozef Shkoza, 30 vjeç dhe Pavlin Xhani, 39 vjeç, që të dy të lindur dhe banues në lagjen "3 Heronjtë" në Shkodër.

Ndërsa mësohet se është mundësuar edhe identifikimi i automjetit tip Benz gri me targë SH 3683 E, me të cilin dyshohet se ata kanë lëvizur.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore u konstatua se është vendosur lëndë plasëse, pranë derës së banesës të 67-vjeçarit me emrin Zef K., lindur ne Dukagjin dhe me banim në këtë lagje.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e jashtme e banesës dhe suvatimi i pjesës së korridorit dhe dëme në njerëz nuk ka pasur.

Ndërkaq, dy autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nga ana e forcave policore po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore, për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim të dy të dyshuarve, Jozef Shkoza dhe Pavlin Xhani, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”.

n.e/NOA

KOMENTE