Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agrobiznesi, Berisha: “Dryni i doganave” dëmton prodhimin, sistem pa dogana me Kosovën
English

Agrobiznesi, Berisha: “Dryni i doganave” dëmton prodhimin, sistem pa dogana me Kosovën

Tiranë, 26 shtator, NOA – “Prodhimi bujqësor ka kohën e tij, dhe dryni i doganës e dëmton atë”. Këtë bindje që shkon përshtat me integrimin e shumëanshëm të Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha e ndau edhe me prodhuesit e agrobiznesit shqiptar, të cilëve u garantoi se tashmë do të synohet që të shkohet drejt një sistemi pa dogana me Kosovën dhe e më gjerë.

Duke iu përgjigjur interesit të biznesmenëve lidhur me çështje që shqetësojnë prodhuesit, në sektorin e bujqësisë, si për shembull problemet në lidhje me doganat, zoti Berisha u garantoi atyre një zgjidhje të shpejtë.

Në këtë kontekst, kryeministri Berisha tha se “në doganën e Morinës, kur kemi bërë llogarinë para një viti, ajo që ne merrnim ishte qesharake. Gradualisht kjo të realizohet dhe në Kosovë dhe ne do të kemi një sistem pa dogana me Kosovën dhe më gjerë. Ne kemi zero dogana me BE, pra nuk kemi asnjë lloj tarife, ne duhet të ecim me Kosovën në këtë linjë, por dhe me vende të tjera”, bëri me dije kryeministri.

Sa i përket akcizave dhe referencave, kryeministri u shpreh se propozimet e prodhuesve dhe fermerëve do të shqyrtohen me Ministrinë e Financave, për të parë dhe vendosur standardet më të mira.

Vetë shefi i ekzekutivit kërkoi nga Ministria e Bujqësisë të punohet më shumë me fermerët shqiptarë, për të krijuar marrëdhënie sigurie me ta.

Në këtë kontekst, kryeministri u shpreh se mirëpret kompanitë e Kosovës, të cilat në raport me fermerët dhe tregun janë më të avancuarat se tonat.

“Ju kërkoj që të punojmë në të gjitha drejtimet dhe në drejtim të një bashkëpunimi agrobiznes me prodhuesin, Kosova është më e mirë dhe më me traditë”, tha kreu i qeverisë.

Gjatë takimit me prodhuesit e agrobiznesit shqiptar të zhvilluar pas vizitës në panair, kryeministri Sali Berisha theksoi se zhvillimi i Shqipërisë varet nga zhvillimi i qëndrueshëm rural i vendit.

Kryeministri Berisha i garantoi biznesmenët e prodhimeve bujqësore se mbështetja, inkurajimi dhe nxitja e këtij sektori mbetet një përparësi madhore në axhendën e qeverisë, duke i siguruar ata se edhe projektet në infrastrukturë janë një mbështetje e fuqishme nga qeveria.

Ndër të tjera kryeministri shtoi se qeveria ndodhet në një dialog konstant me bankat për rritjen e kreditimit ndaj fermerëve, dhe ai i garantoi se do të shumëfishohen burimet financiare për bujqësinë, pasi kjo është një domosdoshmëri.

mit/NOA
KOMENTE