English

Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, "El Tigre"

Meksikë, 26 shtator, NOA - Sipas disa të dhënave të mediave, policia në Meksikë ka arritur të arrestojë edhe një bos tjetër të drogës.

Bëhet fjalë për anëtarin udhëheqës të kartelës së drogës Sinaloa, Margarito Soto Ryes, i njohur ndryshe me nofkën "El Tigre", njoftuan autoritetet.

Ai është përgjegjës për kontrabandimin e gjysmë tonelate drogë në muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe në fund të gushtit dhe në muajin shtator policia kishte arrestuar dy baronë meksikanë të drogës.

Në fund të vitit 2006 qeveria meksikane kishte nisur një ofensivë kundër kontrabandës me drogë. Në mbështetje të policisë në detyrë janë edhe 50 mijë ushtarë.

NOA/DV

KOMENTE