English

Berlin, 12 të vdekur nga rrëzimi i një autobusi

Berlin, 26 shtator, NOA - 12 të vdekur dhe 30 të plagosur, është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në autostradën lindore të Berlinit.

6 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shumica e viktimave janë adoleshentë polakë, të cilët po ktheheshin në atdhe pas pushimeve në Spanjë.

Aksidenti ndodhi kur shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit pasi evitoi përplasjen me një makinë.

Si pasojë e frenimit të menjëhershëm mjeti u përplas me shtyllën e një ure në autostradë. Në momentin e frenimit rrugët ishin të lagura nga shiu.

Në vendngjarje u mblodhën forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilët trajtuan në vend të plagosurit dhe dërguan viktimat në morg.

Ky është një prej aksidenteve më të rënda të ndodhura në Gjermani.

mit/NOA
KOMENTE