English

Durrës, makina me targa policie del nga rruga, vdes pasagjeri 16 vjeçar

Durrës, 26 shtator, NOA – Një 16 vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit dhe një tjetër është dëmtuar rëndë, ndërsa makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.

Policia e Durrësit bën të ditur se ngjarja ndodhi në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, në afërsi të Karburantit Elda.

Automjeti fuoristradë Land-Rover me targa Policia 1616, drejtohej nga 16 vjeçari me iniciale R.B, i cili ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ky i fundit ka dalë jashtë rruge.

Si rrjedhojë e aksidentit ka gjetur vdekjen pasagjeri Noris Alla, 16 vjeç, lindur në Laç e banues në Tiranë si dhe është dëmtuar rëndë pasagjeri tjetër, shtetasi F.S., 14 vjeç, banues në Tiranë.

14 vjeçari aktualisht ndodhet nën trajtimin mjekësor në Spitalin e Durrësit.

Lidhur me aksidentin policia arrestoi sot paradite drejtuesin e automjetit, R.B., dhe ndaj tij ka nisur procedura e hetimit për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi, ndjekje të cilën po e realizon Prokuroria e Durrësit.

mit/NOA
KOMENTE