English

Kampionati gjerman i futbollit, Mainz mposht Bayernin, 2:1

Berlin, 26 shtator, NOA – Skuadra Mainz 05 arriti të mposhtë kampionin rekord në Bundesligë, Bayernin e Mynyhut me rezultat 2:1, duke mbrojtur kështu vendin e parë në tabelë edhe në xhiron e gjashtë të këtij sezoni të kampionatit.

Sot do të luhen ndeshjet mes Wolfsburgut dhe Freiburgun si dhe Kaiserslauterni me Hannoverin. Ndeshje që priten me interes nga tifozët e këtij kampionati.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve të ditës së shtunës.

Frankfurt - Nürnberg 2:0

St. Pauli - Dortmund 1:3

Stuttgart - Leverkusen 1:4

Schalke 04 - Mönchengladbach 2:2

Bremen - Hamburg 3:2.

NOA

KOMENTE