Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacione antidrogë në Kosovë, arrestohen pesë serbë dhe një shqiptar
English

Operacione antidrogë në Kosovë, arrestohen pesë serbë dhe një shqiptar

Kosovë, 26 shtator, NOA – Dy operacione të ndryshme në Kosovë kanë bërë të mundur arrestimin e pesë personave për trafik droge. Pesë prej të arrestuarve janë me kombësi serbe dhe një me kombësi shqiptare.

Operacioni i parë, i koduar me emrin “Automekaniku” është zhvilluar në Fushë Kosovë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ka realizuar dje disa kontrolle që sollnë arrestimin e disa personave.

Operacioni “Automekaniku” ka nisur mbrëmë rreth orës 20:30 në një banesë në rrugën “28 Nëntori” në Fushë Kosove, ku pas kontrollit është sekuestruar; 500 gram marihuanë, 345 gram marihuanë e lagur, 3 gramë heroinë, 1442 gramë substancë e dyshuar për narkotike, 6 copë ekstazi, 5 bimë kanabis sativa, 2 shufra të hekurit dhe 2 thika.

Policia ka arrestuar dhe katër persona me kombësi serbi, med tyre dhe një shtetas i Republikës së Serbisë. Policia ka dhënë një pjesë të identitetit të tyre, Dalibor. S , 28 vjeç, Miroslav S, 30 vjeç, Milorad. S, 34 vjeç dhe Ivan. A, 28 vjeç.

Po dje në një tjetër operacioni Policia e Kosovës arrestoi Ali . SH, 36 vjeç në qytetin e Mitrovicës për posedim droge

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Pastrimi”. Gjatë kontrollimit, në garazhin e veturës është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar e heroinës me peshë rreth 2805 gram në një qese të najlonit e vendosur në një pako.

Po ashtu policia ka gjetur edhe një sasi prej 20 gramëve të substancës narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

a.b/a.k/NOA

KOMENTE