Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 26 Shtator 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 26 Shtator 2010

Tiranë, 26 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 26 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazeta “Shekulli” hapet me titull kryesor “LSI të hetohet pasuria e Priftit”, i cili flet për akuzat që i janë bërë dje nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ish-ministrit Dritan Prifti.

Një tjetër artikull i rëndësishëm i kësaj gazete është dhe ai me titull. “Ruçi: Qeveri teknike deri në zgjedhje”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Juristët e vjetër krijojnë institucionet që do të mbrojnë kushtetutën”, “Takimet nis hetimi për çmimin e kasave fiskale”, “Shkodër atentat me tritol rojes së parkingut”, “Helena Paparizu e dashuruar prej 11 vitesh” .

E përditshmja “Panorama”, “Akuzat publike, LSI prokuroria të hetoj pasurinë e Priftit”, i cili u referohet deklarata të bërë dje na Luan Rama në adresë të Priftit si dhe reagimimet pas pasuritë.

Një tjetër artikull i rëndësishëm i kësaj gazete është dhe ai me titull “Djali i drejtueses së Rruga e Paqes: Babai të vriste veten, por jo nënën”.

Disa tituj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Abdiu: Partitë se vënë dot në lëvizje Venecian”, “Tritoli trondit pallatin, zbulohen autorët”.

Gazeta Shqiptare hapet me titullin kryesor ““Guma”, Berisha më mbështeti. Janullatos: Kristo Frashri gënjen për mua”, ku pasqyrohet një deklaratë ekskluzive e kryepeshkopit Janullatos për zhvillimet e fundit në Himarë dhe qëndrimet ndaj tij.

“At Zef Pëllumbi shkrimi për ‘97”, është një tjetër shkrim i klerikut të njohur, ku flitet për vitin 1997 dhe trazirat që përfshinë Shqipërinë.

Disa tituj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Prifti: Meta fshehu pasurinë, LSI: Elektorati i Priftit 200 lopë”, “Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Financave”

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor “LSI hap kutinë e korrupsionit”, ku pasqyrohen deklarata e bëra dje nga Luan Rama dhe Dritan Prifti. Për këtë argument “Shqip” sjellë dhe një reagim të anëtarit të kryesisë së LSI-së; “Flet Spartak Braho. Prifti aferë dhe të familjet e minatorëve të vdekur”.

Disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Rama: Jetojmë në orë në vështira”, “Tre arrestime, pranga drejtorit të shitjes së pronave publike”, “Kasat, zbardhet skema e korrupsionit”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Rama: Po na neveritet atdheu”, i cili flet për takimin e djeshëm e kreut të PS-së me socialistët e Kukësi.

Artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titull, “Berisha: Për Krishtlindje, shqiptarët udhëtojnë pa viza”.

Tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Bode: Rama sulmon kasat, kundër vizave”. “Luan Rama: Votat e LSI nuk janë as të Metës dhe as të Priftit”. “Operacioni, korrupsioni, bienë pranga zyrtari i Financave, kërkoi ryshfet”, “Vetëvrasjet, Sulaj: Të hiqet fostoksina nga qarkullimi, të jepet me recetë”.

a.k/NOA

KOMENTE