English

PD, deputetëve socialistë: Mister 20 % ju vërtit nga shkallët për hir të partnerit, që do bëhet nënkryetari juaj

Tiranë, 26 shtator, NOA – Selia blu ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Socialiste duke ironizuar akuzuesit nga selia rozë se po trajtohen si kontrafigura të personaliteteve të Partisë Demokratike, dhe se të gjithë kanë provuar flakjen brutale nga shkallët e kësaj selie nga vetë kreu i PS-së, Mister 20 përqindshi.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj deklaroi duke iu referuar deklaratave të përditshme të deputetëve socialistë, se “e gjithë Partia Socialiste prej kohësh e di mirë se ju vetë keni provuar flakjen brutale nga shkallët e kësaj selie nga Mister 20%, dhe kjo vetëm e vetëm për hir të partnerit tuaj, që së shpejti do të jetë nënkryetari juaj”.

“Duhet të ndjeheni keq zonja dhe zonjusha, kur fyeni me gjuhë ordinere, deputetët e Partisë Demokratike, të cilët asnjëherë nuk janë marrë me grushtat apo shuplakat, që Edi Rama ju ka dhënë para disa kohësh”, vijoi zëdhënësja e PD-së.

Zonja Mustafaraj tha ndërkaq se “Duhet të ndjeheni keq zonja dhe zonjusha, që të tentoni të mbroni Mister 20%, sepse as thasët dhe as fustanët, apo minifundet e të gjithë Shqipërisë nuk fshehin dot kullat 35 katëshe dhe të vërtetën e gjobës 100 milionë euro, në vetëm një kontratë të qytezës, Rama Lepuri”.

Zëdhënësja e PD-së u bëri me dije deputetëve socialistë që dalin në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, se “Ju nuk i nxirrni dot lepurin nga barku, Mister 20%-it, por do të mbeteni thjesht të keqpërdorura prej tij për tu vërtitur sërish nga shkallët e PS-së për hiret apo dufet e partnerit të radhës”.

mit/NOA
KOMENTE