Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të gjitha fitoret tona si të Pirros...
English

Të gjitha fitoret tona si të Pirros...

Rreth nesh dhe në emrin tonë si popull, nga ana e më të fuqishmëve, kaherë po luhen lojnat të mëdha konspirative në prapavijë. E, nga pamundësia që të bëjmë diçka në këtë drejtim, neve na mbete veç t’i lutemi Zotit që fundi të na del me hajër. Sepse, sikur e kam në dijeni unë, nga asnjë bisedim ndërkombëtar të mbajtur deri më sot për Kosovën, kur ne nuk kem dal si përfitues!? Sepse,të gjitha fitoret tona në to kanë qenë si të Piros...?!

Nga Adnan Abrashi

(“Mos u bë mjaltë se të hanë mizat” - S. Frashëri)

Para 3 viteve, të parashikosh fitoren e PDK-së në zgjedhjet nacionale dhe përgatitjen e hyrjes së saj në koalicion me LDK-në, ka qenë vërtetë një çmenduri e madhe. Ajo ndodhi! Prandaj, gjatë tërë kohës së qeverisjes së tyre, ishin të kota zërat gjithnjë e më të fuqishme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme? Çka mendoni pse? Sepse, si parakushte të ardhjes së tyre në pushtet, kjo garniturë, patjetër deri në fund të mandatit të vetë katërvjeçar, duhet t’i përmbushi të gjitha obligimet e premtuara para ndërkombëtarëve.

Të thënë në vija të trasha, këto obligime janë: në rend të parë, privatizimi i detyrueshëm i firmave tona më rentabile publike dhe futja e Kosovës në bisedime me Serbinë, rezultati përfundimtar i së cilës do të ishte arritja e një autonomie territoriale për serbët e veriut, forcimi i pavarësisë politike dhe ekonomike të enklavave tjera serbe (eksteritorijaliteti i tyre), apo edhe jo larg mëndësh, shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Për shumë njerëz pak sa më vizionar dhe më largpamës, dyshimi i parë karshi kësaj qeverie kukull të instaluar për t’u orkestruar lehtë nga të tjerët, nisi që në ditën e 17 shkurtit, kur në atë Kuvend të famshëm solemn, përveç miratimit të Deklaratës së Pavarësisë, u bë edhe “aprovimi” i flamurit të ri të Shtetit të Kosovës.

Vetëm ta kujtojmë atë ngjarje famëmadhe kur deputetët tanë të ngritur në këmbë duartrokisnin me emocione, e ne si vrojtues parapa ekraneve televizive, nuk dinim se, a po bëhet kjo përkrahje për Deklaratën e posa lexuar të shpalljes s Pavarësisë, apo, për një “copë mëndafshi” që befas u paraqit duke defiluar në sallën e Parlamentit të Kosovës. “Ja, ky ka me qenë flamuri i shtetit tonë të ri të Republikës së Kosovës”, u dëgjua njoftimi i kryeparlamentarit tonë.

Kot atëbotë prisnim tre propozime të Komisionit të Konkursit për përzgjedhjen e flamurit, dhe votimin e deputetëve për njërën prej tyre??!

Në këtë arenë teatrale në të cilën ishte shndërruar Parlamenti ynë, më vonë, në mënyrë të njëjtë, kaluan edhe disa akte normative. As pa i parë me sy ato, e lere më lexuar dhe studiuar me vëmendje nga deputetët tanë, shpejtë e shpejtë u aprovuan dhjeta ligje që ishin të inspiruar dhe të shkruara sipas skenarit “ahtisarian” dhe konsideroheshin si baza themelor të legjislativit të shtetit tonë të ardhshëm të Kosovës së ”pavarur”, “demokratike”, multietnike, dhe MULTISOVRANE.

Edhe pse në opinion pati shumë vërejtje për mjaftë mangësitë e saja, ngjashëm ndodhi edhe me Kushtetutën tonë “më demokratike në botë”. Të ballafaquar me flagrancën e demaskimit të qëllimeve të tyre, tek më vonë si arsyetim, këta politikan tanë “dahi”, filluan të na bindnin se, e tëra kjo ishte bërë vetëm si një “kompromis i dhimbshim “, si një sakrificë e duhur në emër të shkëmbimit për shpalljen e pavarësisë?!

Por ky “kompromis i dhimbshëm” dhe “sakrificë e duhur” në emër të shkëmbimit për shpalljen e pavarësisë, sikur s’ka të ndalur! Përmbushja e hamendësimeve tona të vjetra (që për shumë kë edhe sot të pabazuara) ndaj këtij koalicioni, vazhdon! Sa e sa reagime, protesta dhe kundërshtime, si në Parlament, medie dhe rrugë , u bënë dhe vazhdojnë të bëhen nga qytetarët, intelektualët, deputetët, opozitës politike, shoqërisë civile, etj, kundër privatizimit të Aeroportit, PTK-së, KEK-ut... fatkeqësisht , ky proces s’ka të ndalur dhe ai po kryhet me sukses. Si detyrë e pranuar kushtëzuese, patjetër duhet të përfundoj deri para shpalljes së zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë.

A thua, ende dikush dyshon se paralajmërimet e EULEX-it për burgosjen e “peshqve të mëdhenj” dhe realizimi i disa bastisjeve spektakulara propagandistike në institucionet tona të larta qeveritare, nuk bëhen vetëm në emër të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, por edhe për diçka tjetër!?

Në fakt, ashtu si thuhej edhe duhet të ishte, por ky cirk si taktikë, në rend të parë, është dedikuar për t’i paralajmëruar qeveritarët tanë se çka mund t’i gjej nëse eventualisht devijojnë nga përmbushja e obligimeve të pranuara që më parë nga ta. Në këtë kontest, ju garantoj se, tani e tutje, nuk do të ketë më bastisje si në MTTK , apo burgosje të ndonjë “peshkut të madh” alla Hashim Rexhepi. Jam i bindur se nuk do të ketë, sepse karremi i kurdisur taktik i tyre dedikues e arriti qëllimin e vet paralajmërues.

A thua, ende dikush dyshon se fitorja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth mendimit pozitiv për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë , nuk ishte vetëm një vendim parimor, profesional dhe i pavarur i kësaj gjykate, por ka aty edhe diçka tjetër?! Në shikim të parë, ashtu duhet të ishte, e në prapaskenë, ajo “diçka tjetër”, ishte “shkopi” për Serbinë dhe “karota” për Kosovën, në mënyrë që të dyja palët t’i detyroj të ulen në tryezën e bisedimeve. Andaj, mu për këtë qëllim , u qua edhe ai pluhur i madh dhe i panevojshëm publicistik rreth nderimit dhe plotësimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Këtë rezolutë dhe ndërrimin e saj, si gjithnjë, politikanët tonë në Kosovë e shpallën edhe si një fitore tonë të madhe diplomatike, por, si duket, pak kush e di se çfarë favori për këtë ndërrim si shkëmbim, i ka premtuar BE –ja më vonë Serbisë.

A thua, ende dikush dyshon se edhe pas këtij vendimi shumë të pritur meritor të GJND, mosekzistimi i njohjeve të reja nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk është kryekëput paaftësia e diplomacisë tonë, por zhegitje (edhe një formë e presionit ndaj nesh) deri tek arritja e rezultatit përfundimtar të këtyre bisedimeve!?

A thua, ende dikush dyshon se 95% e shteteve të botës janë kryekëput në vasalitet të ngushtë (varshmëri politike-ekonomike) me njërën nga 5 shtetet tona mika (posaçërisht me SHBA-në) , dhe, po të donin vërtetë ata, do t’i detyronin këto shtete që brenda natës ta njohin Kosovën?!

A thua, ende dikush dyshon se këto bisedime do jenë vetëm “ teknike”, dhe se qëllimi thelbësor i mbajtjes së tyre është kryekëput me përmbajtje politike: në drejtim të arritjes së një autonomie speciale për veriun (këtë herë si “karota” për Serbinë), apo , jo lag mëndsh, edhe si mundësi e realizimit të atij propozimi dikur të bërë publike në opinion të anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, se “zgjidhja e vetme funksionale për stabilizimin e këtij rajoni ende të trazuar ballkanik do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë”?!

Për fund, sido që të jetë, zaret janë hedhur! Rreth nesh dhe në emrin tonë si popull, nga ana e më të fuqishmëve, kaherë po luhen lojnat të mëdha konspirative në prapavijë. E, nga pamundësia që të bëjmë diçka në këtë drejtim, neve na mbete veç t’i lutemi Zotit që fundi të na del me hajër. Sepse, sikur e kam në dijeni unë, nga asnjë bisedim ndërkombëtar të mbajtur deri më sot për Kosovën, kur ne nuk kem dal si përfitues!? Sepse,të gjitha fitoret tona në to kanë qenë si të Piros...?!

KOMENTE