English

Vijnë të dhënat e HTC 7 Trophy

SHBA, 27 shtator NOA - Pas imazheve të para që u publikuan para disa ditësh, tashmë ka mbërritur dhe lista e të dhënave teknike për HTC 7 Trophy, smartphon-in e shumëpritur me sistem operativ Windows Phone 7, i cili do të lançohet në treg muajin e ardhshëm. Kështu ai do të jetë i pajisur menjë ekran me prekje prej 3.8 polesh në formatin WVGA, me 16 milionë ngjyra të dukshme.

Për sa i përket kamerës së pasme, ajo do të ketë një rezolucion 5.0 megapiksel me një flash LED. HTC 7 Trophy do të përdorë një procesor Qualcomm QSD me shpejtësi 1 GHz, me 576 MB RAM dhe një memorie të përgjithshme prej 8 GB. Nuk do të mungojnë as lidhjet HSPA, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS.

r.b/NOA

KOMENTE