Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet për kreun e LSI në Tiranë, nis votimi në 11 njësitë
English

Zgjedhjet për kreun e LSI në Tiranë, nis votimi në 11 njësitë

Tiranë, 26 shtator, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot zgjedhjet për drejtuesit e saj në Tiranë. Votimi për kryetarin e ri të LSI-së së Tiranës është hapur në orën 09:00 dhe do të zhvillohet në qendrat e votimit në të 11 njësitë e Tiranës.

Në garë për drejtimin e kësaj partie në Tiranë janë Edmond Panariti dhe Shezai Rrokaj. Burime nga LSI-ja thënë për Agjencinë NOA se në orën 10 do të votojë dhe kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta. Kreu i LSI-së pritet të mbajë dhe një deklaratë për mediat ku do të flas për garën elektorale dhe zhvillimet brenda LSI-së.

Përveç dy kandidatëve kryesorë në garë janë dhe 3 nënkryetarë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka deklaruar pak ditë më parë se në garë për këto poste janë figura të LSI-së të propozuara nga strukturat e saj. Kështu në garë për këtë poste janë Enver Roshi, Viron Bezhani, Sajimir Ivziku dhe Dritan Ylli.

Gjithashtu një kandidaturë për nënkryetarë është e propozuara nga Lëvizja e Gruas për Integrim dhe këtu konkurron Nora Malaj dhe Blerina Kazaferi.

Ndërsa një kandidat tjetër për nënkryetar vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim. Elektorati i LSI-së do të zgjedh mes Endrit Brahimllarit dhe Malvina Palushi.

a.k/NOA

KOMENTE