English

Alonso në qiellin e shtatë pas fitores së Singaporit

Singapor, 27 shtator NOA - Është një Fernando Alonso në qiellin e shtatë ai që është paraqitur në komentet pas triumfit të garës në Singapor, suksesi i dytë i radhës në këtë sezon, që e çon pilotin gjithmonë e më afër vendit të parë të klasifikimit të përgjithshëm në botën e Formula 1.

“Ishte një garë shumë e vështirë. Fitorja tregon shumë, pas Monzës kërkuam konfirmimin dhe mund të them se ja kemi dalë mbanë.

Tashmë mund të luftojmë për kampionat dhe mund të jemi kompetitivë në çdo garë. Forca Ferrari”, - tha kampioni spanjoll.

“Ishte një garë e vështirë dhe e gjatë. Problemet ishin të shumta dhe shpesh herë të ndjekura me futjen në pistë të safety-car”, - shtoi Alonso.

r.b/NOA

KOMENTE