Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Taksat, rritje për më shumë gjelbërim
English

Bashkia e Tiranës: Taksat, rritje për më shumë gjelbërim

Tiranë, 27 shtator, NOA – “Zoti Kryeministër, nuk jemi ne të papërgjegjshëm, por jeni ju që me papërgjegjshmëri dhe mungesë të plotë edukate vazhdoni të gënjeni!”

Me këtë deklaratë, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, ka reaguar ndaj akuzave të selisë blu për atë që ai e ka quajtur rritje të taksave të tabelave në kryeqytet.

“E vërteta është se taksa e tabelës për çdo dyqan ka qenë 1500 lekë në vit, dhe sot është 120 lekë. Taksat dhe kontributet e qytetarëve janë para syve të të gjithë komunitetit, të cilët e shohin qartë se sot ka më shumë pemë, më shumë gjelbërim dhe se në pak vite në kryeqytet nuk do të ketë asnjë rrugë dytësore të pagjelbëruar”, tha ai.

Duke shtuar se sa u përket taksimetrave, e inkurajon kryeministrin të kërkojë po të njëjtat interesa që lidhen me oborrin e tij, të cilat sipas tij, “kanë të bëjnë po me punë të pista”.

“Kryeministri mund të ketë të drejtë se të njëjtët njerëz të oborrit të tij që po abuzojnë e përfitojnë nga kasat, kanë kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë nga taksimetrat. Por për këtë çështje, Kryeministri le të pyesë vartësit e tij në ministrinë e Ekonomisë, aty nga ku komandohet kjo histori”, përfundoi zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE