English

Berisha: Kontrata, 20 % mbi gjigantin 35-katësh të hetohet nga prokuroria

Tiranë, 27 shtator, NOA – Lidhur me akuzat që ka ngritur Partia Demokratike kundër kryetarit të Bashkisë Edi Rama, për gjobëvënien e 20 pëqindshit për lejen e ndërtimit dhe projektin e 35 katësheve te Diga e Liqenit, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit kuvendor të PD-së se “Rasti i 20 përqind-it është rasti i parë, që paraqitet para mediave, si një 35-katësh, që ngrihet gjigant para syve të qytetarëve”.

Duke e cilësuar si një rast flagrant në tërë këto 18 vjet, rastin kur kompanitë e ndërtimit dhe mediat paraqitën kontratën e 20 përqind-it që kap vlerën e 100 milion eurove rryshfet, nën emrin e sekserit të Edi Ramës, kreu i mazhorancës theksoi se mbi kontratën në fjalë duhet të hetojnë organet përkatëse”.

Kryeministri Berisha vlerësoi gjatë mbledhjes se “vendimi i qeverisë për të vendosur kasat e bizneseve, pa asnjë lek të shpenzuar nga vetë bizneset është një vendim i drejtë dhe me bazë të fuqishme morale”.

Sipas kryeministrit Berisha, Shqipëria kaloi nga vendi më i varfër i planetit në një vend me ekonomi të mesme, për shkak të inisiativës së lirë të bizneseve shqiptare, duke i cilësuar bizneset se gjeneratorët e zhvillimit të sistemit të ekonomisë së tregut në Shqipëri.

“Qeveria do të mbetet qeveri e përpjekjeve për krijimin e mjedisit miqësor me biznesin, por vendosja e kasave është kusht vendimtar për t’u shkëputur nga praktikat e vjetra, është pasaporta biometrike e ecurisë së biznesit tonë në BE”, theksoi kryeministri.

Ai e garantoi sakaq kryebashkiakun Edi Rama se qeveria nuk do të pakësojë buxhetin për bashkitë dhe komunat. Vijon....

NOA

KOMENTE