English

La Liga, Valencia kryeson, ndalet Reali, fiton Barça

Spanjë, 27 shtator NOA - Në ndeshjen e Ligës Spanjolle, Real i Madridit i drejtuar nga mbrinjo është ndaluar në një barazim 0 me 0 në fushën e Levantes dhe si rrjedhojë ka humbur kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm, i cili aktualisht drejtohet nga Valencia.

Kjo e fundit arrit të fitonte 2 me 0 në ndeshjen me Sporting Gijon.

Një pikë larg kryesuesve ndodhet skuadra e Barcelonës, e cila falë fitores me rezultatin 3 me 1 ndaj Bilbaos arriti të kalonte madrilenët duke u pozicionuar në vendin e dytë. Në ndeshjen e djeshme për tu përmendur është dhe largimi me kartonin e kuq të David Villa.

r.b/NOA

KOMENTE