Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Lagjia e Leprit, plani i fundit për gjobë i kapos së bllokmenëve të rinj
English

PD: Lagjia e Leprit, plani i fundit për gjobë i kapos së bllokmenëve të rinj

Tiranë, 27 shtator, NOA – Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut Edi Rama duke theksuar se “Mister 20% apo Kapoja i Bllokmenëve të rinj është shumë i nervozuar”.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha në një konferencë për shtyp, se “Denoncimi në prokurori i investitorëve për 20%-in e kërkuar në këmbim të planit dhe lejes së ndërtimit është fatale për të”.

“Publikimi i kontratës ku, Dritan Avllaj ose Tan Lepri merr 20% të aksioneve tek Liqeni, është provë legale e zyrtare”, theksoi Alibeaj, duke sqaruar se “këtë herë 20%-i i Leprit të Ramës” është plot 100 milion euro”.

Zoti Alibeaj nënvizoi se “100 milion eurot në këmbim të planit e lejes së ndërtimit, është me emër e mbiemër, me firmë e me vulë të Edvin Kristaq Ramës”, andaj sipas tij, “Lagjia e Leprit sipas planit do jetë kësaj radhe, me kulla 35 katëshe”.

“Lagjia e Leprit dhe 20%-i i barabartë me 100 milion euro është plani i fundit i Kapos së Bllokmenëve të rinj, që deklaron se s’ka para, s’ka shtëpi”, përfundoi deklaratën për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

mit/NOA
KOMENTE