Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i dorëzoi Bashkim Dedes dekretin e emërimit si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
English

Presidenti i dorëzoi Bashkim Dedes dekretin e emërimit si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 27 shtator, NOA – Nga sot në karrigen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese do të ulet kreu i ri i saj, gjyqtari Bashkim Dedja.

Pas miratimit të emrit të tij nga Parlamenti ditën e enjte, sot Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, gjatë një takimi të veçantë të zhvilluar në zyrën e tij, i dorëzoi në mesditë, Bashkim Dedes dekretin e emërimit si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, duke e përgëzuar dhe duke i uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme e plot përgjegjësi në drejtim të institucionit më të lartë kushtetues.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, puna e të cilit dhe e organit që ai drejtonte u vlerësua lart nga Kryetari i Shtetit shqiptar.

Kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, falenderoi Presidentin Topi për këtë vlerësim dhe besim duke e siguruar se do të zbatojë me përpikmëri e korrektësi Kushtetutën dhe se do të jetë i përkushtuar dhe i paanshëm në kryerjen e detyrës së lartë.

Përzgjedhja e kreu të ri të Gjykatës Kushtetuese erdhi pas ashpërsimit të debateve mes Kuvendit, PD-së dhe institucionit të Presidentit, pas kreu i fundit u akuzua për shkelje të Kushtetutës për mosemërimin sipas mazhorancës në kohë të kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi kreut që ishte, Vladimir Kristos i kishte mbaruar afati i qëndrimit në këtë post prej katër muajsh.

Emri i Bashkim Dedes për kryetar të GJK-së, erdhi të martën, pak minuta para se presidenti Topi të nisej drejt SHBA-ve ku mori pjesë në sesionin e 65-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjyqtari Bashkim Dedja ishte përzgjedhur më herët, në fillim të muajit shtator, si anëtar i ri i GJK-së, i miratuar si i tillë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mes emrave të anëtarëve, kreu i shtetit presidenti sipas kushtetutës përzgjodhi dhe kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

mit/NOA
KOMENTE