English

“Lindje, Perëndim, Lindje” në garën e Çmimeve Oskar

Tiranë, 1 tetor, NOA - Filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani është përzgjedhur të jetë në garën e Çmimeve Oskar.

Historia e çiklistëve, të cilët vendosën të kthehen në atdhe në kohen kur Shqipëria komuniste po rrëzonte sistemin e saj diktatorial, është pelikula, që do të përfaqësojë filmin shqip në garën e çmimeve Oskar.

"Lindje, Perëndim, Lindje" i Gjergj Xhuvanit, është përzgjedhur nga bordi i qendrës së filmit, për t’u bërë pjesë e konkurrimit në kandidimet për filmin më të mirë të huaj.

Sipas kryetarit të QKK-së, Artan Minarolli, “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit u përzgjodh në një garë me "Muaj Mjalti” të regjisorit serb Goran Paskaljeviç.

Në këtë seksion të çmimeve Oskar marrin pjesë rreth 70 filma nga e gjithë bota, ku më pas përzgjidhen vetëm 20, e nga këta dalin pesë të nominuarit kryesorë.

Një vit më parë, filmi shqip provoi të konkurronte me filmin "Gjallë" të Artan Minarollit, i cili arriti deri tek përzgjedhja e 20-ës.

m.s/mit/NOA
KOMENTE