Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në QKL: Kokëfortësia e Ramës, flet për anti-integrimin e tij
English

Meta në QKL: Kokëfortësia e Ramës, flet për anti-integrimin e tij

Tiranë, 1 Tetor, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë në Qendrën Kombëtare të Licencimit, e cila siç tha ai, jep një kontribut maksimal në ndihmë të biznesit për rritjen e transparencës, për luftën kundër korrupsionit.

“Ishte kënaqësi e veçantë që të vizitoja sot Qendrën Kombëtare të Licencimit dhe sikurse edhe ju vetë e keni ndjekur ky vërtet është një institucion i ri, por është një institucion shumë bashkëkohor, është një institucion unik, i cili përbën një kollonë shumë të fuqishme të të gjithë reformës rregullatore”, tha ai.

Duke shtuar se gjithashtu, ky është një institucion, i cili ka rritur në maksimum transparencën në raport me bizneset dhe njëkohësisht është një institucion që vazhdon të kompletohet çdo ditë e më shumë në misionin e tij, duke ndihmuar për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme klimën në marrëdhëniet për biznesin, për të evituar procedurat burokratike dhe korruptive në maksimum.

Ndaj dhe ne do të vazhdojmë që të gjithë ato licenca të cilat ende nuk janë konkluduar në këtë institucion shumë shpejt të jenë të integruara këtu, pasi në këtë mënyrë japin një kontribut maksimal në ndihmë të biznesit për rritjen e transparencës, për luftën kundër korrupsionit. Fakti që në një ditë këtu ka me dhjetra aplikime që bëhen nga bizneset është një tregues i efektivitetit dhe i rëndësisë në rritje që po merr ky institucion i ri dhe kaq bashkëkohor.

Gjykata është një projekt i ngjashëm siç është QKR apo QKL. Sa rrezikohet ky si projekt apo si marrëdhënie me donatorët?

Kokëfortësia e lidershipit aktual të Partisë Socialiste për të mos votuar për krijimin e Gjykatës Administrative tregon se thelbi i kësaj force aktualisht është anti-integrimi i vendit, tregon se e gjithë retorika për t’i ardhur në ndihmë biznesit nga arbitrariteti i qeverisë apo institucioneve të tjera është veçse një demagogji, sepse nuk ka institucion tjetër më të rëndësishëm për të ndihmuar biznesin nga çdo lloj padrejtësie se sa Gjykata Administrative. Njëkohësisht edhe këmbëngulja për të dështuar një program të rëndësishëm me partnerët tanë ndërkombëtarë tregon se vetëm interesat e qytetarëve nuk janë në axhendën e lidershipit aktual. Megjithatë, ne do të vazhdojmë. Do të përmbushim të gjitha detyrimet tona, edhe ndaj biznesit. Shumë shpejt, përveç QKR dhe QKL ne do të përmbyllim edhe shtyllën tjetër kryesore të reformës rregullatore, që është reforma e inspektoriateve, në mënyrë që të evitojmë në maksimum abuzimet dhe pengesat burokratike, sjelljet arbitrare dhe korrupsionin ndaj biznesit në vend.

Z. Meta, nga radhët e mazhorancës është larguar një tjetër deputet. A është kjo një shenjë e dobësimit të mazhorancës?

Mazhoranca është më solide se një vit më parë. Është më e pastër se një ditë më parë. Jemi një vend demokratik. Të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë. Në 28 qershor të vitit 2013 mbyllet mandati i kësaj mazhorance dhe shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin ndërmjet alternativave të ndryshme. Kjo është një mazhorancë, e cila në themelin e saj ka një marrëveshje politike, kryesisht mes dy forcave politike, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jemi të sigurt se asnjë presion dhe asnjë shantazh, dhe asnjë kalkulim i gabuar nuk mundet që t’i bëjë presion kësaj mazhorance në emër të korrupsionit apo edhe të krimit të organizuar.

Z.Meta, a duhet të kërkojë mazhoranca një votëbesim të qeverisë në Parlament, për të kuptuar se sa e fortë është?

Mazhoranca e ka votbesimin. Në raste të tilla i takon palës tjetër që, në përputhje me ndryshimet kushtetuese që ka bërë, të kërkojë mosbesim. Mazhoranca është fare e qetë.

NOA

KOMENTE