Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 1 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 1 Tetor 2010

Tiranë, 1 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 1 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme largimin e deputetit Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe kalimi i tij drejt selisë rozë. Ato paraqesin edhe aludimin se mafiozi i kapur pardje në Vlorë, ka lidhje ortakërie me motrën e ministres Bregu. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i mosmiratimit dje në Kuvend të ligjit për Gjykatën Administrative nga ana e opozitës.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Mafiozi, biznes me Bregun dhe Berishën”, i cili citon faktin sesi Albino Prudentino, kapo i “Sacra Corona Unita”, i kapur pardje në Vlorë, ka lidhje ortakërie në biznes me motrën e ministres Bregu.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “PD, nuk lejon hetimin e materialeve zgjedhore”, referuar seancës së djeshme plenare, ku nuk u votua Gjykata Administrative.

“Çahet mazhoranca, Paulin Sterkaj largohet nga grupi i PD”, është një artikull që citon largimin e deputetit Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“Protesta në Orikum, banorët pushtojnë Bashkinë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Kalon me PS/ Ikën Sterkaj, në rrezik numrat për qeverinë”, i cili tregon detaje nga largimi i deputetit Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Dështon hetimi për Gjykatën Administrative në Kuvend, opozita: Nuk e votojmë pa hetuar zgjedhjet”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Mjeku i Enverit: Në zyrën e Mehmetit hyja si mjek dhe dilja si pacient”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e pronave është edhe ai me titullin “Protesta në Orikum, banorët përleshen me policinë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Motra e ministres, ortake e mafiozit”, i cili tregon sesi mafiozi i kapur pardje në Vlorë, ka lidhje ortakërie me motrën e ministres Majlinda Bregu.

“Aty ka afera/ Pauln Sterkaj ikën nga PD: Shkoj në PS po më pranuan”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga deputeti Sterkaj.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Nasho Jorgaqi: Letërsia më e mirë u bë në diktaturë”.

“CEZ shpërndarje, me qendër të re faturimi” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Mazhorancës i ikën deputeti”, i cili tregon sesi deputeti Paulin Sterkaj është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të kaluar drejt selisë rozë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Zhduket babai i 4 fëmijëve, fëmija kërkon ndihmë”.

Ndërsa çështja e mafiozit italian të kapur në Vlorë mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Prudentino, me kazino edhe në Tiranë”.

“Prokuroria, 9 burgime të përjetshme për bandën e Lushnjës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “PS sfidon SHBA, nuk voton Gjykatën Administrative”, i cili i referohet mosmiratimit dje në Kuvend të ligjit për Gjykatën Administrative nga ana e opozitës.

Artikull tjetër i kësaj gazete në vazhdën e këtij argumenti është edhe ai me titullin “PD: Opozita nuk do hetim të zgjedhje, por të pengojë reformat”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gjykata Administrative, pasqyra ku PS sheh vetveten”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Partia Socialiste, një histori bojkoti”.

n.e/NOA

KOMENTE