English

PDK përshëndet rezolutën e BE për heqjen e vizave

Tiranë, 1 Tetor, NOA – Partia Demokristiane përshëndeti sot me anë të një deklarate për shtyp, vendimin e komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme të Parlamentit Europian per miratimin e rezolutës për heqjen e vizave me Shqipërinë në zonën Shengen.

“Demokristianet e konsiderojnë miratimin e kësaj rezolute si një sinjal të fuqishëm të Bashkimit Europian për qytetarët shqiptarë dhe si një mbështetje pa rezerva”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se PDK shpreh gjithashtu keqardhjen që Shqipëria në mënyrë të padrejtë vazhdon të konsiderohet vend mysliman nga përfaqësuesit politikë të Europës dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

“PDK fton kryeministrin Berisha të ç’anëtarësojë Shqipërinë nga Konferenca Islamike pasi Shqipëria është një vend europian dhe jo mysliman”, përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE