Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia me filmin Besa konkurron për Oskar
English

Serbia me filmin "Besa" konkurron për Oskar

Beograd, 1 tetor, NOA/Milena Selimi - Njëri prej filmave që u përfol shumë në Serbi gjatë vitit 2009, drama e regjisorit serb Srdjan Karanoviç është propozuar nga Akademia serbe e Beogradit për çmimin Oskar.

Megjithatë, regjisori Karanoviç është shprehur skeptik, që filmi i tij do të pranohet në edicionin e 82-të të ndarjes së Oskarëve në Hollywood.

Drama e regjisorit serb Srdjan Karanoviç “Besa” ka konkurruar në edicionin e 83-të të çmimeve të “Academy Awards” Oskar në kategorinë joanglisht folëse.

Ngjarja e këtij filmi bazohet në Luftën e Parë Botërore, kur Filip, një serb nga një qytet i vogël i Serbisë fillon të shërbejë në shërbimin ushtarak.

Ai nuk ka se kujt t’ia lërë gruan e tij të bukur, sllovenen Lea.

Ajo është një grua e bukur, një mësuese e vallëzimit, të cilën ai e kishte takuar në Evropën Perëndimore.

Azemi, një shqiptar i pashkollë, roje i një shkolle, ia jep besën Filipit, që do të kujdesej për Lean dhe se asaj nuk do t’i ndodhte asgjë.

Dy evropianë, nga dy kultura të ndryshme me shprehi të ndryshme, detyrohen të bashkëjetojnë në një shkollë pa nxënës.

Rrethanat gradualisht joshin Lean dhe Azemin, njëra një grua e krishterë, kurse tjetri një burrë mysliman - në një marrëdhënie komplekse dhe të ndaluar – që dikush do ta quante dashuri.

Më shumë se një histori dashurie, ky film është një paradigmë e thellë etike e ndarjes së klasave dhe shoqërive gjatë shekullit XX në Evropë, shumica e të cilave ekzistojnë edhe sot.

Pas marrjes së këtij lajmi, Karanoviç ka folur për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ku ka thënë se pavarësisht dëshirës së mirë të Akademisë së Serbisë, filmi i tij ka shumë pak mundësi që të jetë në konkurrencën e filmit të huaj “Oskar”.

“Ky është një nder i madh për mua dhe më bën shumë të lumtur. Por, mendoj se ende kam punë për të bërë këtu dhe se filmi tani duhet të dalë në shitje në DVD apo të shfaqet në televizion”, ka thënë Karanoviç.

Për këtë çmim, konkurrojnë rreth 150 filma nga gjuha e huaj, ndërkaq nominohen vetëm pesë prej tyre.

Rolet kryesore të filmit “Besa” interpretohen nga Miki Manojloviç, Iva Krajnc, Nebojsha Dugaliç dhe Radivoje Bukviç.

m.s/mit/NOA
KOMENTE