English

Turku: Marrëveshja e Shkupit, raport bilaterale për trashëgiminë kulturore

Tiranë, 01 Tetor, NOA – Zv/ministrja eTurizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku mori pjesë në konferencënministeriale “Vlera sociale e trashëgimisë kulturore në Evropë”, të organizuar nga ministria e Kulturës e Maqedonisë në Shkup gjatë periudhës së datave 24-25 shtator 2010.

Në këtë konferencë, Shqipëria paraqiti arritjet e saj në fushën e trashëgimisëkulturore, në mënyrë të veçantë projektin për rehabilitimin e muzeutarkeologjik të Apolonisë në bashkëpunim me UNDP-UNESCO si dhe projektin, i cilipritet të fillojë në pazarin e Korçës në bashkëpunim me delegacionin e BashkimitEuropian në Tiranë.

Ndërkaq, gjatë ditëve të konferencës, shtetet pjesëmarrëse në bashkëpunim edheme Këshillin e Europës, diskutuan dhe miratuan marrëveshjen e Shkupit, njëdokument prioritetesh në fushën e trashëgimisë, i cili do të shërbejë si njëmekanizëm i forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e trashëgimisëkulturore.

n.e/NOA

KOMENTE