Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Botërore, jep 31 milionë dollarët e parë për Kosovën
English

Banka Botërore, jep 31 milionë dollarët e parë për Kosovën

Prishtinë, 2 Tetor, NOA – Kosova ka përfituar dollarët e parë si grant ndihme, që nga koha e anëtarësimit të saj me të drejta të plota si anëtare e Bankës Botërore, më 29 qershor 2009.

Ndihma e përbërë nga 30.9 milionë dollarë mësohet se do të shkojë drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës për të financuar nevojat e përgjithshme të tij.

Ka qenë Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore i cili ka miratuar operacionin e parë të Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm që siguron mbështetje për buxhetin e Kosovës.

Ai financohet nga 10 donatorë ndërkombëtarë si Republika Çeke, Danimarka, Komuniteti Evropian (KE), Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe SHBA-të, ndërsa mësohet se nga totali prej 31 milionë dollarësh ndihma, 13.5 milionë dollarë janë në formë granti dhe 6.3 milionë dollarë të tjerë, kredi e butë nga Banka Botërore, ndërsa 11.1 milionë dollarë amerikanë janë grante nga donatorë tjerë që kanë kontribuar në këtë fond të mirëbesimit.

n.e/NOA

KOMENTE