English

Fitzgerald: Serbia dhe Kosova, të zgjidhin kufijtë

Prishtinë, 2 Tetor, NOA – Bisedimet që pritet të zhvillohen mes Prishinës dhe Beogradit zyrtar, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, duket medoemos që të zgjidhin sa më parë çështjen e kufirit të tyre.

Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë i Aleancës së Atlantikut të Veriut, admiral Mark Fitzgerald sipas të cilit, trupat e Aleancës në Kosovë (KFOR) përballen me një problem të madh, sa i përket kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Admirali i lartë i NATO-s, i cili vazhdimisht është marrë me çështjen e Kosovës dhe e ka vizituar shpesh atë gjatë kohëve të fundit, pohoi se forcat e KFOR-it gjithmonë kanë probleme të mëdha me kufirin me Serbinë pasi nuk bëhet fjalë për një kufi të mirëfilltë.

“Është një vijë kufitare administrative dhe ka shumë çështje që nuk janë zgjidhur në lidhje me të", tha admirali Fitzgerald lidhur me një fakt të tillë.

E duke vijuar me çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ai tha se tryeza e bisedimeve mes tyre duhet të mbahet për të përcaktuar se kush do të jetë vija e kufirit administrativ.

n.e/NOA

KOMENTE