Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapja e Vitit ligjor në Mbretërinë e Bashkuar, Nishani takohet me homologun Lord McNally
English

Hapja e Vitit ligjor në Mbretërinë e Bashkuar, Nishani takohet me homologun Lord McNally

Londër, 2 tetor, NOA - Me ftesë të Sekretarit të Shtetit për Drejtësinë Lord Chancellor Kenneth Clarke, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani mori pjesë në hapjen e vitit ligjor në Angli dhe Wells.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministra të Drejtësisë së BE-së si dhe gjyqtarë të lartë nga Shqipëria dhe vende të BE-së.

Ministri Nishani u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Shtetit për Drejtësinë, Lord McNally, me të cilin u diskutua bashkëpunimi dy palësh kryesisht në fushën ekstradimeve, të letërporosive, të sistemit penitenciar dhe shërbimit të provës.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të MD-së, ministri Bujar Nishani ka falenderuar Lordin McNally për bashkëpunimin dhe ndihmën, që ka ofruar Britania e Madhe në fushën e drejtësisë dhe veçanërisht, në atë të Shërbimit të Provës.

Vetë Lordi McNally vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe konsolidimin e Shtetit të së Drejtës si dhe shprehu vlerësimin për procesin e integrimit e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dy bashkëbiseduesit konfirmuan gjithashtu gatishmërinë e thellimit të mëtejshem të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

mit/NOA
KOMENTE