Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homoseksualët në TV? 1 në 5 veta ndihet i bezdisur
English

Homoseksualët në TV? 1 në 5 veta ndihet i bezdisur

Londër, 2 Tetor, NOA - Rezultatet e një studimi të kryer BBC në Londër, ka treguar se shumica e njerëzve janë të mërzitur me shfaqjen e imazheve të homoseksualëve nëpër ekranet e televizionit, duke mos e kapërdirë dot faktin që atyre u bëhet aq publicitet dhe u jepet aq hapësirë.

Shikues të televizionit kanë pohuar gjatë anketimit se nuk e durojnë dot faktin që të shohin homoseksualët duke bërë seks në televizion dhe thonë se kjo gjë është e pakëndshme.

Eshtë të paktën 1 person në 5 të tillë, që ndihet i pakënaqur nga shfaqjet e homoseksualëve dhe historive të tyre në ekranet e televizionit.

Kjo ndodh më shumë me personat mbi moshën 55-vjeç. Studimi pohon ndërkaq, se imazhi i skenave të intimitetit mes personave të të njëjtit seks, - paraqitet e vështirë për atë pjesë të publikut heteroseksual që ndjehet në siklet para të këtyre skenave, për disa prindër dhe gjithashtu për heteroseksualët të cilët thonë se nuk kanë probleme me këtë temë.

Shqetësimi kryesor i këtyre njerëzve është se ndërsa transmetohen skena te tilla, edhe pse televizioni mbetet i paanshëm dhe i respekton në parim të drejtat e homoseksualëve, mund të nxisë homoseksualitetin si një zgjedhje jetese.

Javën e kaluar, shtypi britanik i dha rëndësi të madhe temës për regjistrimin e ri të komunitetit homoseksual në Britani, të shpallur nga zyra për Kombëtare e Statistikave, ku rezultoi se vetëm 1. 3% e popullsisë ishte homoseksuale mashkull, 0.6 % e grave është përcaktuar si një lezbike dhe 0,5% tha se ishte biseksuale.

n.e/NOA

KOMENTE