English

Ka pasur marrëdhënie seksuale me 1500 pacientë: Ndihmoja të dashurat e tyre

Londer, 2 Tetor, NOA - Është vetëpërcaktuar një “zëvendësuese seksi”, Mare Simone, 54 vjeçe.

Një jetë në “shërbim” të burrave, Mare në fakt ka kryer marrëdhënie seksuale me rreth 1.500 burra, pjesa më e madhe tashmë të martuar apo të angazhuar.

Ekspertja, e kualifikuar si trapiste seksi, në 23 vitet e fundit ka pasur më shumë ose më pak se 10 mijë klientë, dhe në mes tyre ka “peshkuar”' të dashurit e saj.

"Kam pasur marrëdhënie seksuale me burra të grave të tjera – ka thënë, ajo për mediat vendase - por unë nuk ndjehem dhe as jam një prostitutë. Duke pasur marrëdhënie seksuale me klientët e mi është e mirë për mua dhe për ata, është pjesë e terapisë. Për më tepër njerëzit paguajnë për të marrë këshilla dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Unë nuk bëj asgjë tjetër, veçse përmirësoj jetën seksuale të burrave dhe në të njëjtën kohë ndihmoj gjithashtu gratë dhe të të fejuarat e tyre". Mare, që jeton vetëm në Chelsea, lagje e Londrës, ka rreth pesë klientë në ditë. "Unë kam klientë të të gjitha moshave dhe të të gjitha profesioneve - thotë ajo - zakonisht burrat kanë probleme seksuale, ose janë dërguar për mua nga gratë e tyre, sepse ata nuk i përmbushin kërkesat e tyre. Para se të vijnë këtu, të gjithë bëjnë testet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe kur bëjmë seks përdorim gjithmonë prezervativë. Edhe gratë vijnë ndonjëherë tek unë, zakonisht për shkakun se nuk mund të arrijnë orgazmën. Në përgjithësi, puna ime është ti bëjë njerëzit të kuptojnë se problemet e tyre nuk janë fizike, por vetëm mendore: dhe unë vetëm i ndihmoj për zgjidhjen e tyre”.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Erjon Alushi00:18 - 01 Prill 2011
    ishalla qellon edhe ketej ndonje si kjo terapista te shkojm per ndonje vizite hahahah