Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama mbrojti Beqjan, trilloi se mori tender ngaqë Topalli i preu rrogën
English

PD: Rama mbrojti Beqjan, trilloi se mori tender ngaqë Topalli i preu rrogën

Tiranë, 2 tetor, NOA – “Deklarata e sotme e Ramës në bazën e Partisë Socialiste, tregoi se deputeti Ilir Beqja ka përvetësuar paratë publike nga Edvini i Durrësit për inat të kryetares së parlamentit.

Kështu, Kushtetuta e Shqipërisë sipas Ramës, përkthehet, se mund të përfitosh paratë e popullit për inat të Kryetares së Kuvendit, apo sipas tij po bojkotove parlamentin ke të drejtë të vjelësh taksapaguesit shqiptarë”.

Me një deklaratë të tillë, selia blu i është kundërpërgjigjur sot ‘mbrojtjes’ së bërë nga kryesocialisti Rama ndaj deputetit socialist Ilir Beqja për të cilin mazhoranca akuzon se ka përfituar nga tenderimet publike, në kohën kur ka qenë deputet i Kuvendit.

“Sot kapo i bllokmenëve të rinj, z.Rama, pa u skuqur e pa u zverdhur nisi të trillojë, kur tha se, bllokmeni tjetër Ilir Beqja, përvetësoi paratë se Topalli i preu rrogën. Ky është një tjetër trillim i radhës, i bllokmenëve, pasi sipas tyre pasuria publike është vetëm për t’u vjelë dhe për t’u përvetësuar”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Më tejj, ajo shton se Partia Demokratike i thotë Rama që sipërmarrja e tij është e pamundur, pasi si ai ashtu edhe bllokmenët e tjerë, kani vetëm alternativën e respektimit të kushtetutës së këtij vendi.

“Kushtetuta e Shqipërisë, në paragrafin 3 të nenit 70 të saj, përcakton në mënyrë taksative, se nuk përfitohet nga fondet publike, por ju jeni fatkeq që besoni gënjeshtrat.

Rama, Partia Demokratike ju fton të vini e të merrni faturën e datës 22 maj të vitit 2010, ku deputeti Ilir Beqja ka përvetësuar këstin e fundit të parave publike, pra disa muaj pasi kishte hyrë edhe në parlament”, përfundon deklarata e selisë blu.

n.e/NOA

KOMENTE