Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Sali Berisha të përgjigjet për lidhjet e mbesës me organizatën kriminale
English

PS: Sali Berisha të përgjigjet për lidhjet e mbesës me organizatën kriminale

Tiranë, 2 tetor, NOA – Selia rozë ka vijuar akuzat për përfshirjen e Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu në afera kriminale me mafian italiane.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyreza deklaroi përpara mediave se është e pamundur që kryeministri Sali Berisha të mos përgjigjet për lidhjet e mbesës së tij me organizatën kriminale mafioze italiane “Sacra Corona Unita”.

“Si ka mundësi që ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu nuk distancohet nga lidhja e kunatit dhe motrës së saj me të birin e supermafiozit italian Prudentino, por përkundrazi e merr këtë supermafioz në mbrojtje”, nënvizoi rishtaz Ajtyreza.

Ajo e cilësoi pafytyrësi mospërgjigjen e kryeministrit Sali Berisha, apo distancimin e tij nga këto lajme të ditës, që kanë mbushur bujshëm jo vetëm shtypin shqiptar, por dhe atë ndërkombëtar.

Duke iu referuar daljeve me kundërakuza nga PD, Ajtyreza nënvizoi se akuzat e PD-së ndaj liderit të opozitës të përsëritura paturpësisht prej 10 vjetësh e kanë marrë përgjigjen nga gjykata.

mit/NOA
KOMENTE