Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekuador, Correa lirohet nga ushtria
English

Ekuador, Correa lirohet nga ushtria

Ekuador, 3 tetor NOA - Me një operacion blic të ushtrisë, u lirua presidenti i Ekuadorit Rafael Correa, i cili ka qenë i sekuestruar në një spital nga policia dhe kjo pas një lufte të shpallur nga agjentët.

Policia ishte në kundërshtim kundrejt disa benefiteve ekonomike që ata nuk përfitonin. Ushtria ka ndërhyrë në ndërtesën në Quito, duke përhapur zjarr kundrejt agjentëve. Bianci flet për dy persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

“Ishte dita më e vështirë e qeverisjes sime”, - deklaroi presidenti kundrejt turmës së njerëzve që e prisnin në pallatin presidencial.

“Nuk trembem lehtësisht, megjithatë ju siguroj se kur më pohuan për vdekjen e një agjenti të policisë, lotët më rodhan dhe kjo jo për arsye frike, por më vjen keq që në mënyrë të padobishme derdhet gjak ekuadorian”, - shtoi ai.

Më pas presidenti kërkoi një minutë heshtje në nderim të viktimave gjatë këtyre përleshjeve.

r.b/NOA

KOMENTE