Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Strasburgut, e stërngarkuar me dosje nga Maqedonia
English

Gjykata e Strasburgut, e stërngarkuar me dosje nga Maqedonia

Strasburg, 3 tetor, NOA - Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Në këtë gjykatë janë parashtruar 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut deklaroi se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend.

“Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.

Pranë Gjykatës në Strasburg janë të parashtruar edhe rastet e Sopotit, Brodecit, Tanushës si dhe raste të tjera, të cilët ngarkojnë ish-pjesëtarë të U]K-së.

Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg lëndët gjyqësore të qytetarëve i shqyrton falas.

NOA-INA

KOMENTE