Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jo, zgjedhjeve të parakohshme!
English

Jo, zgjedhjeve të parakohshme!

Nga Ilir Sefaj

Menjëherë pas dorëheqjes së presidentit tëKosovës, Fatmir Sejdiu, dolën disa zëra të cilët trumbetonin për zgjedhje tëmundshme të parakohshme në ditët në vijim.

Se është e pamundur mbajtja e një procesi zgjedhortë mirëfilltë demokratik këtë vit e dëshmojnë shumë faktorë.

Kur kihet parasysh fakti se zgjedhjet e funditkomunale dëshmuan për një proces zgjedhor të organizuar tepër dobët, dihet sesa do të ishte e mundshme të organizohen zgjedhje të mirëfillta për njëperiudhë kaq të shkurtër.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare këtë vit dotë thoshte shuplak për partitë të cilat janë në konsolidim e sipër e në veçantiky fakt do ishte shuplakë fytyrës për lëvizjen “VETËVENDOSJE!” grupacion ky icili pritet të marrë një përqindje të madhe të votuese në zgjedhjet e ardhshmeparlamentare.

Pa dashur te merrem gjatë me dorëheqjen eSejdiut, jam i mendimit se “ky kurth” që i kurdisi partia në pushtet nuk qe irastësishëm. PDK faktikisht deshi që me dorëheqjen e Sejdiut të krijojë njëboshllëk institucional me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Disa edhe mund të befasohen me faktin se, psepartia në pushtet nuk është kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Mirëpo, nisur nganjë logjikë e thjesht del se kjo parti dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve pikërishtnë këtë kohë me qëllim që partitë rivale t’i gjejë të “pa konsoliduara”.

Lëvizja “VETËVENDOSJE!” është në fazënfillestare të organizimit të saj të brendshëm, ku ende nuk është shfaqur me njëprogram final të detajuar me të cilin do të mund t’i bindë qytetarët që tëvotohet pikërisht për këtë të fundit.

AAK është e hendikepuar, meqë Ramush Haradinajgjendet në Tribunalin e Hagës, LDK është duke u marrë me organizimin ezgjedhjeve partiake, pra LDK aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezik të madh përpartinë në pushtet në veçanti tani kur Lidhja Demokratike e Kosovës është nënjë fazë të riorganizimit të saj në të gjitha planet. Ndërsa partitë tjeraopozitare edhe ashtu nuk do të mund të paraqesin ndonjë “kërcënim” serioz përPartinë Demokratike të Kosovës.

Arsyeje tjetër shtytëse për PDK-në e cila nënjëfarë mënyrë është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, do të mund tëjenë edhe bisedimet e ardhshme me Serbinë. Pse? Meqenëse në këto bisedimeKosova do të dalë humbëse, meqë për një njohje eventuale të pavarësisë sëKosovës nga shteti serb, ky i fundit do të kërkojë plotësimin e shumë orekseve(gjë që për qytetarët shqiptarë të Kosovës do të konsiderohen si kompromisetepër të dhimbshme, dhe duke e pasur parasysh këtë fakt), Hashim Thaçi dëshironqë të mos jetë i vetmuar në këtë aventurë tepër të rrezikshme për karrierën etij politike.

PDK dëshiron që në këtë sfidë me të cilënduhet të ballafaqohet Kosova, e e cila për mendimin tim do të jetë më evështira që nga shpallja e pavarësisë, mos ta ndjejë mbi supet e saj tërëbarrën e kompromiseve të dhimbshme që do të duhet t’i pranojë Kosova karshiSerbisë.

Detyrimisht nëse do të kemi një përbërje tëtillë të institucioneve të Kosovës në kohën kur do të fillojnë bisedimet meSerbinë, atëherë për çdo dështim eventual, përgjegjësinë do ta bartë partia nëpushtet, ngase postet kryesore shtetërore aktualisht janë në duart e PartisëDemokratike të Kosovës.

Pavarësisht epsheve të PDK-së, unë do t’isugjeroja liderët e partive të tjera politike në Kosovë që në asnjërën mënyrëtë mos pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ngase ky do të ishte njëinfuzion për partinë në pushtet, e cila dëshiron ta fitojë edhe një mandat tëdytë, ani pse në këtë periudhë të qeverisjes së saj është treguar tejet epapërgjegjshme karshi interesave të qytetarit të vendit. Përfundimisht,zgjedhjet e ardhshme të organizuara në Kosovë do të duhej të shiheshin edhe sifundi i dinastisë së PDK-së. Njëmendet.

* Pikëpamjet e shprehura janë personale

KOMENTE