English

Webp, Google sfidon formatin e fotove Jpeg

Tiranë, 4 tetor 2010 NOA - Një format i ri i cili të bëjë konkurrencë ndaj të famshmes Jpeg. Kështu Google ka lançuar WebP.

Plani i motorit gjigand të kërkimit është revolucioni i formatit video me projektin WebM në të cilin do të shtrihet dhe formati grafik.

Është anonçuar faktikisht, lançimi i WebP, formatit për imazhe konkurrent i drejtpërdrejt i Jpeg. Formatet WebP janë rreth 39% më të lehtë se Jpeg, kjo duke përdorur gjithmonë një teknologji e cila humb një sasi të konsiderueshme të informacionit, por duke ruajtur një cilësi të mirë të imazhit.

Gjithçka bazohet në codec Vp8, që Google e ka lançuar si një projekt open-source për të reduktuar peshën e formateve video.

r.b/NOA

KOMENTE