English

Fatkeqësia, një 8-vjeçar mbytet në kanal duke luajtur futboll

Parma, 4 tetor NOA - Kishte dalë gjatë pasdite për të luajtur me top së bashku me miqtë e tij në një fushë pranë lagjes, ku në një moment ka rënë në një kanal dhe nuk mundi dot të shpëtonte nga kjo situatë.

Kështu është ndarë nga jeta në moshën 8-vjeçare Ousman Manou, një fëmijë me origjinë nigeriane, i cili jetonte në Parmense të Italisë.

Alarmi u lëshua menjëherë nga shokët me të cilët ai po luante, por kur ndihma erdhi Ousman nuk ishte më në jetë.

Grupi i shokëve po luante pranë një kanali në kufi me fushën, në momentin që 8-vjeçari ra në kanal pa mundur dot të shpëtojë.

r.b/NOA

KOMENTE