Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina përplas karrocën, disa të plagosur
English

Makina përplas karrocën, disa të plagosur

Lezhë, 4 tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 53-vjeçarin Enver Dishani, me banim në qytetin e Tiranës.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se në mesditë, në superstradën Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë-Mamurras, në afërsi të hotel “Albuleno” duke drejtuar automjetin Benz me targë R 481 RJU, është përplasur me një karrocë kuajsh.

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar Pal Perlika, drejtuesi i karrocës si dhe personi me inicialet S.P, 25-vjeç; që të dy me banim në fshatin Thumanë të Krujës, i cili ndodhej në karrocë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, nga ky aksident janë dëmtuar dhe personat me inicialet H.R, 37-vjeç, me banim në Tiranë dhe ai me inicialet D.B., rreth 40-vjeç, me banim në Mat, të cilat udhëtonin si pasagjere në mjetitn tip Benz.

Pasi janë mjekuar në spitalin ushatarak të Tiranës, ata janë kthyer në banesë, pa rrezik për jetën, ndërsa Pal Perlika ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

U kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen, ndërsa materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa dëshmi”, parashikuar nga nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal, në ngarkim të Enver Dishanit.

n.e/NOA

KOMENTE