English

Mesdheu përfshin 17 mijë specie ujore, i katërti në botë

Romë, 4 tetor, NOA - Detin Mesdhe mbahet si pasuria e katërt më e madhe e biodiversitetit ujor në të gjithë botën.

Kështu pohon studimi i ndërmarrë nga 360 ekspertë të 80 vende të botës, të cilët kanë mundur të klasifikojnë 230 mijë speciet e deteve të botës gjatë 10 viteve punë.

Sipas të dhënave paraprake, zonat me më shumë jetë detare gjenden në ujërat që Japonisë dhe Australisë, të dyja me rreth 33.000 lloje kafshësh detare, e ndjekur nga Kina me 22.000, ndërsa Mesdheu përfshin 17.000 lloje të kafshëve të tilla.

Në vendin e pestë, renditet zona e Gjirit të Meksikës, rajon i cili ka pësuar një pakësim të tyre për shkak të valës së derdhjes të naftës, ndërsa aty jetonin 15.000 lloje kafshësh që jetojnë në dete.

Nga ana tjetër, studiuesit thonë se 70 përqind e botës nënujore është ende e pazbuluar.

Për atë pjesë që ishte e mundur të njihet, dominohet nga krustacet që përbëjnë 19 përqind të të gjitha llojeve të gjetura, e ndjekur nga molusqet me përqind, 12 përqind e zënë peshqit, algat dhe protozoat në nivelin prej 10 përqind.

n.e/NOA

KOMENTE