Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ: Investitorët zviceranë i presim të vijnë në Shqipëri
English

MPJ: Investitorët zviceranë i presim të vijnë në Shqipëri

Tiranë, 4 tetor, NOA – Tërheqja e investitorëve zviceranë në Shqipëri, veçanërisht në energjetikë, infrastrukturë dhe turizëm, paraqet një rëndësi të madhe për raportet mes dy vendeve tona.

Një fakt të tillë, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ia komunikoi sot ambasadores së Konfederatës së Zvicrës në Tiranë, Ivana Enzler, gjatë një takimi të përbashkët.

Së bashku, ata vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Zvicrës dhe shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e tyre të mëtejshëm.

Duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy MPJ-ve, të konkretizuar në zhvillimin e konsultimeve të fundit diplomatike, Haxhinasto sugjeroi shtrirjen e këtij bashkëpunimi edhe në fushën e kualifikimit të diplomatëve shqiptarë.

Në fund, ai e falenderoi ambasadoren Enzler për kontributin që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet Programeve të saj të bashkëpunimit, dhe çmoi në veçanti Strategjinë e re të Bashkëpunimit 2010-2013, duke theksuar impaktin që kjo strategji do të ketë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.

n.e/NOA

KOMENTE