English

Pakistan, sulm ndaj karburantit të NATO-s

Islamabad, 4 tetor, NOA - Njëzet automjete të NATO, të cilat transportonin furnizime karburanti në Afganistan, janë vënë në zjarr në Islamabad, kryeqyteti i Pakistanit, nga një sulm i papritur i disa forcave të armatosura.

Në këtë dyluftim, 6 persona humbën jetën. Lajmi është bërë i ditur nga një burim zyrtar. Atentati, sipas vëzhguesve, do të ndikojë në një vonesë tjetër në lidhje me mundësinë e Afganistanit për t’u ndikuar nga NATO.

Në mesin e automjeteve që kanë shpërthyer si rrjedhojë e këtij sulmi kanë qenë 13 autobote karburanti dhe diçka e tillë është pohuar nga vetë burimet policore lokale. Ndërsa për sa u përket viktimave, është bërë e ditur se shumica e tyre kanë qenë shoferët e kamionëve.

r.b/NOA

KOMENTE