Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa në Palermo: Mafia, rrugë drejt vdekjes
English

Papa në Palermo: Mafia, rrugë drejt vdekjes

Palermo, 4 tetor, NOA – Dënimi i Mafias, ishte si një shenjë shprese që u prit nga shumë persona, prej udhëtimit të Papës së Romës në Palermo.

Dhe Benedikti XVI lidhur me këtë, ka veçuar një gjest shumë simbolik, duke bërë një ndalesë surprizë në vendin e masakrës Capaci, ku vendosi një buqetë me lule dhe një lutje të heshtur për gjykatësin Falcone dhe njerëzve që kanë vdekur me të.

“Mafia është një rrugë e vdekjes, e cila është e papajtueshme me Ungjillin'', tha ai para 20.000 të rinjve të cilët ishin duke pritur në sheshin Politeama dhe kanë festuar më pas ardhjen e tij.

Ndërkaq, arqipeshkvi i Palermos premtoi para Papës angazhimin qytetar kundër mafias, duke siguruar se qyteti nuk është për një jetë të krimit dhe të rinjve i janë drejtuar besimit dhe familjes e janë të gatshëm për të rikthyer shpresën në këtë qytet.

Në fund, Papa Benedikti XVI tha se i njeh vështirësitë e Siçilisë në kontekstin aktual social.

“Ato janë të vështira për të rinjtë dhe familjet sot, veçanërisht në Italinë e Jugut. Por duhet gjetur rruga e shpresës dhe ajo e mafias”, përfundoi ai mesazhin para qytetarëve siçilianë.

n.e/NOA

KOMENTE