Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Prokuroria të hetojë, kontrata e Ramës me 20% dëshmia më flagrante e korrupsionit
English

PD: Prokuroria të hetojë, kontrata e Ramës me 20% dëshmia më flagrante e korrupsionit

Tiranë, 4 tetor, NOA – Si kundërpërgjigje ndaj akuzave drejt ministres së Integrimit, selia blu vijon akuzat ndaj kryebashkiakut Edi Rama, selia blu menjëherë pas deklaratave të kryeministrit në mbledhjen e Grupit kuvendor të PD-së i ka kërkuar prokurorisë të hetojë këtë kontratë 20% dhe planin urbanistik për zonën, që janë sipas demokratëve dëshmia më flagrante e korrupsionit dhe mënyrës se si kryebashkiaku rama ka nënshtruar industrinë e ndërtimit këto vite në Tiranë.

“Prokuroria nuk mund të qëndrojë mënjanë para këtyre fakteve dhe provave të rënda në këtë aferë qindra milionëshe dhe as zoti Rama as sekseri i tij nuk mund t’i fshihen planit me pallate 35 katëshe. Është koha që drejtësia të veprojë”, bëri thirrje deputeti i Partisë demokratike, Aldo Bumçi.

Në këtë suazë ai deklaroi se “Kontrata në të cilën Tan Lepri ka 20% të aksioneve, përbën deri më sot dokumentin më të rëndë kundër Ramës dhe mënyrës se si ai ka përfituar në këto 10 vjet nga industria e ndërtimit nëpërmjet procesit të dhënieve të lejeve dhe miratimit të planeve të pjesshme”.

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi deklaroi në konferencën e sotme se “Faktet ligjore kundër zotit Rama, zotërisë 20%, janë më të dokumentuara dhe më publike se kurrë: pasi Tan Lepri është zotërues i 20% të aksioneve me sipërmarjen e ndërtimit”.

Sipas Bumçit, ndërtuesit e tjerë në këtë sipërmarje kanë deklaruar para organeve të drejtësisë se ky 20%-sh i është dhënë Tan Leprit, si mik i kryetarit të Bashkisë, Edi Rama dhe në këmbin të hartimit dhe miratimit të planit urbanistik, të cilën Bashkia e Tiranës e ka miratuar duke përfshirë ndërtimin e pallateve 35 kateshe, tha deputeti Aldo Bumçi.

i.t/NOA

KOMENTE