Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Retorika dhe Frika
English

Retorika dhe Frika

Nga cikli “Mediat dhe politika”

“Nga ky vend i shenjtë apelojmë te faktori ndërkombëtar, në duart e të cilit është fati i Kosovës, me lutjet e Zotit, që të mos e prishin shpirtin e tyre, duke sjellë vendime lidhur me çështjen e statusit të kësaj krahine jugore të Serbisë, në të cilën populli serb ka të drejtë në vatrat e tyre, shtëpitë e tyre, varret e të parëve dhe të shenjtit e tyre, tha patriarku Irinej.

Nga Gëzim Mekuli

Sa shpesh kanë dëgjuar shqiptarët këso lloj fjalish dhe, sa shpesh shqiptarët do dëgjojnë të tilla fjali.

Fuqia e retorikës është e padiskutuar. Po pate mundësi e fat që të kesh fjalën e dëgjuar e nën kontroll, me siguri se do të kesh mundësi të arrish gjëra të pabesuara. Shumë luftëra pushtuese e gjenocide ndaj popujve janë filluar nga fjala; Nga fjala “e qëlluar”, e në “kohën e qëlluar”. Edhe retorika e Serbisë zyrtare, që po zhvillohet rreth procesit politik të Kosovës ka të njëjtin apel, strategji, të njëjtën propagandë, e të njëjtin shprehje ideologjike dhe, të njëjtin pseudoreligjion, mu si ajo e Bin Ladenit. Veçoria e parë e retorikës është pjellja dhe ndërtimi i “armikut të përbashkët”, apo i ashtuquajturit “dreqit ndërkombëtar”, siç do ta quante retorikasi i madh Burke. Edhe Hitleri, për të manipuluar me popullin gjerman, polli dhe gjeti një “armik të përbashkët” dhe “dreqin ndërkombëtar”. Dhe këta ishin izraelitët.

Edhe sot, në luftën kundër terrorit, e që është një ndër konfliktet më të mëdha ndërkombëtare, nuk është edhe aq vështirë të “gjendet” armiku i përbashkët. Por, edhe sot në luftën për të copëtuar Kosovën, serbët pollën armikun e përbashkët të serbëve dhe “dreqin ndërkombëtar”; shqiptarët.

Veçoria e dytë dhe e rëndësishme e retorikës është “bashkimi i popullit”. Pas luftës së parë botërore ishin gjermanët ata që kërkonin një udhëheqës të fortë për të përmbledhur dhe për të kanalizuar hidhërimin në drejtim të popullit e tek populli. Këtë e bënte Hitleri duke folur mbi vlerat absolute e natyrore të popullit gjerman, religjionin dhe kulturën e tyre. Ndër tjerash Hitleri nuk solli përgjigje ekonomike për problemet ekonomike të kohës. Adolf Hitleri akoma më shumë arriti që të bashkoj popullin gjerman rreth faktorit “frigë”, sepse, sipas tij, “dreqi ndërkombëtar” po shkatërron vlerat e kulturës dhe ekonomisë gjermane.

Në politikat dhe retorikën ditore “të Kosovës” është elementi “frigë”, ndoshta, një ndër faktorët e rinj, e më të mëdhenj. Por faktori “frigë” është duke u shfrytëzuar “mençurisht” edhe nga politikat e Beogradit.

Pse e them e këtë dhe pse mendoj kështu?

Miliona euro janë duke u përdorur për të përforcuar armatimin ushtarak, në ndërtimin dhe përforcimin e mureve kolosale rreth objekteve religjioze serbe në Kosovë. Po të udhëtosh në kanionin më të bukur të Ballkanit, në Grykën e Rugovës, në Pejë, syri të shef ndërtimin e një muri te madh e frikëprodhues.

Është ky një mur izolues e ndarës që po muroset afër objektit tonë të kulturës, patriakanës së kishës ortodokse. Ky mur i frigës e mesjetar është duke u shpejtëndërtuar në tokën e qytetarëve pejan. Kjo reformë e gatishmërisë për tu mbrojtur kundër terrorizmit, të cilët janë duke u jetësuar për të mbajtur objektet tona të kulturës, të leqitura, të konzervuara e të siguruara nga sulmet e “myslimanëve shqiptarë” prodhojnë efekte e konotime negative për kulturën, mentalitetin, politikën dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

Këto aktivitete politike irracionale dhe shpikja e ndërtimi i “zonave të gjelbra” frigëprodhuese janë duke u instaluar përderisa papunësia në Kosovë është në ngritje dhe ekonomia është në rrënimin përfundimtar. Akoma më tepër ndërtimi i murit rreth “zonës së gjelbërt alla Bagdad” të sjell në kujtesë fotografi që të rikujtojnë fjalët “ekstremist”, “terrorist”, “taliban”, “dhunë” dhe “xhihadist.”

Dhe e fundja, dhe ndoshta më e rëndësishmja është që kjo “sakrificë demokratike” bëhet në emër të paqes dhe të pavarësisë së Kosovës! Edhe nacistët flitnin për demokracinë. Ishte paqja që këta e donin për veten e tyre dhe për popullin polak, bile kjo ishte një ndër çështjet më të rëndësishme në fjalimet e vitit të para 1939.

Me këtë nuk dua të them se nëse dikush flet në të njejtën mënyrë apo apelon tek ndjenjat e njëjta, është i kalibrit të njëjtë si Hitleri; por këtu është një arsye që të jemi më kritik e më të kujdesshëm. Sepse nëse dikush duket si patë, ecë si patë dhe flet si patë, shpeshherë kemi të bëjmë me një patë.

KOMENTE