Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sacra Corona Unita, sekuestro kompleksit “Muza” dhe dy lokaleve për Prudentinon
English

Sacra Corona Unita, sekuestro kompleksit “Muza” dhe dy lokaleve për Prudentinon

Tiranë, 4 tetor 2010 NOA Update – Prokuroria kryen sekuestrimin e lokalit të njohur “Muza” ish-Artur dhe dy lokaleve në Vlorë, lidhur me aferat e dyshuara të të akuzuarit si pjesëtar i mafies, Albino Prudentino.

Lokalet janë sekuestruar sot por nuk konfirmohet nëse kemi të bëjmë apo jo, me sekuestro konservative.

Shefi i shtypit të PP, z.Plator Nesturi, i tha agjencisë NOA se “Prokuroria e Gjyqësore e Rrethit Vlorë, në kuadër të procedimit penal për pastrim parash ndaj shtetasit italian Albino Prudentino, i arrestuar disa ditë më parë në Vlorë në bazë të një mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leçes për pjesëmarrje në organizatën mafioze Sacra Corona Unita, ka vendosur sekuestrimin e një lokali në Vlorë, “Gelateria Piaza Italia”, përgjatë rrugës Skelë- Uji i Ftohtë.

Nestori sqaroi edhe se Prokuroria Gjyqësore e rrethit Vlorë, po në kuadër të procedimit penal për pastrim parash ndaj Albino Prudentinos, ka vendosur sekuestrimin e aktivitetit të zhvilluar në Resort Artur ( MUZA), në komunën Petrelë, përgjatë rrugës nacionale Tiranë - Elbasan.

Prokuroria e Përgjithshme, pohon se paralelisht me hetimin nga Prokuroria Gjyqësore e rrethit Vlorë, bëhet e ditur se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen aktivitetin e saj procedural në zbatim të ligjit Antimafia, për hetimin pasuror të pasurive të Albino Prudentinos.

Hetimi ka nisur fillimisht për shtetasin italian Albino Prudentino, për të cilin ka edhe një mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leçes.

Mësohet se hetimi për pasuritë e Albino Prudentinos, është shtrirë edhe për pasuritë e personave të tjerë të cilët rezultojnë të kenë lidhje me të.

Në kuadër të luftës kundër krimit dhe në përgjigje të sensibilizimit të opinionit publik lidhur me çështjet që kanë qenë edhe në fokus të medias, duke nisur nga 1 tetor 2010, është regjistruar nga Prokuroria Gjyqësore e Rrethit Vlorë çështja penale për pastrim parash në ngarkim të shtetasit italian Albino Prudentino, i akuzuar si pjesëtar i grupit mafioz Sacra Corona Unita.

e.r/NOA

KOMENTE