Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqëria civile, 53 organizata nënshkruajnë për liberalizimin e vizave
English

Shoqëria civile, 53 organizata nënshkruajnë për liberalizimin e vizave

Tiranë, 4 tetor 2010 NOA - Organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilat kanë ndjekur nga afër, kanë raportuar dhe shërbyer si pikë reference dhe burim informacioni për misionet monitoruese të Komisionit Europian mbi përmbushjen e reformave të ndryshme drejt liberalizimit të vizave:

Përshëndesin unanimisht raportimin e fundit dhe propozimin e Komisionit Europian dhe qëndrimin e vazhdueshëm pozitiv të tij dhe të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe aktualisht me Shqipërinë dhe Bosnje -Hercegovinën, të cilat i kanë përmbushur tashmë kushtet e përcaktuara nga udhërrëfyesët përkatës për liberalizimin e vizave;

Vlerësojnë drejtësinë dhe barazinë e vlerësimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Bosnje - Hercegovinën, të cilat u trajtuan me të njëjtën qasje vlerësuese si edhe fqinjët Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia;

Risjellin në vëmendjen e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Europian deklaratën e tyre të përbashkët të Nëntorit 2009 ku u zotuan “të shqyrtojnë një propozim për amendim të Rregullores (EC) Nr. 539/2001 në lidhje me Shqipërinë dhe Bosnje - Hercegovinën si një çështje urgjente”;

Inkurajojnë deputetët e Parlamentit Europian të mbështesin propozimin për amendimin e Rregullores (EC) Nr. 539/2001 për të mundësuar liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje -Hercegovinën gjatë seancave plenare të datave 6 dhe 7 Tetor 2010;

Inkurajojnë Këshillin e Ministrave të Brendshëm të BE-së t’i japë përparësi në mbledhjet e tij të radhës dhe të miratojë propozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje - Hercegovinën;

Ritheksojnë rëndësinë e konfirmimit faktual nga ana e BE-së, nëpërmjet liberalizimti të merituar të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, të seriozitetit të politikës dhe qasjes së saj ndaj integrimit të rajonit të bazuar në merita dhe arritje në reforma;

Risjellin në vëmendjen e qeverive të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësive të tyre në Shqipëri, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Këshillit të BE-së dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri rëndësinë e ruajtjes së besueshmërisë së perspektivës europiane të rajonit nëpërmjet mbajtjes së premtimit për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në udhërrëfyesit përkatës, si një mënyrë e pazëvendësueshme për vazhdimin e ritmit të reformave dhe frymës gjithmonë edhe më bashkëpunuese të vendeve të rajonit;

U bëjnë thirrje forcave politike në Shqipëri t’u drejtohen qartë dhe njëzëri qeverive të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësive të tyre në Shqipëri, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Këshillit të BE-së dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri duke shprehur mbështetjen dhe besimin e tyre në finalizimin e drejtë dhe pa vonesa të procesit të liberalizimit të vizave gjatë javëve në vijim.

Organizatat nënshkruese të kësaj deklarate kanë besimin e plotë se institucionet vendim-marrëse të Bashkimit Europian do t’u qëndrojnë vullnetit dhe zotimit të tyre të deritanishëm për përafrim me BE-në të bazuar në merita.

Letra e fundit e Ministrave të Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë drejtuar Presidencës së BE-së, e mbajtur aktualisht nga qeveria belge, ku kërkohet futja sa më e shpejtë në axhendën e Këshillit të BE-së e çështjes së vizave, është inkurajuese dhe tregon edhe njëherë qëndrimin mbështetës nga një vend anëtar themelues si Italia dhe një vend pioner i rajonit të Ballkanit për sa i përket demokratizimit dhe integrimit në BE si Sllovenia.

Ky zotim është shprehur qartë, edhe në nivel vendor, nga vende të tjera anëtare themeluese si Franca, së fundmi nëpërmjet Ambasadores Franceze në Shqipëri Maryse Daviet, e cila në takimin e saj të fundit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë theksoi së Franca do të vijojë mbështetjen e saj për heqjen e regjimit të vizave.

Organizatat nënshkruese si edhe qytetarët e Shqipërisë presin me bindje përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave dhe të izolimit të tyre të tejzgjatur.

Organizatat nënshkruese:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për ShqipërinëCo- PlanQendra për Nxitjen e Zhvillimit NjerëzorQendra Kombëtare për Shërbime KomunitareUnion i Gazetarëve ShqiptarëPartnerët – ShqipëriShërbimi Ligjor Falas TiranëQendra e Studimeve ParlamentarePEN Qendra e ShqipërisëInstituti për Studime BashkëkohoreInstitutit për Studime Publike e LigjoreQendra Shqiptare për Tregtinë NdërkombëtareQendra e Trashëgimisë ShqiptareAgjencia e Zhvillimit Ekonomik të QendrueshëmForumi i Mendimit të LirëLGBT PRO ShqiperiQendra Psiko-Sociale "Vatra"Shoqata “Roma Active Albania”Instituti për Demoraci dhe NdërmjetësimTransparency International AlbaniaQendra Rajonale për Parandalimin e KrimitQendra e Aleancës Gjinore për ZhvillimLëvizja Europiane në ShqipëriFondacioni për Zgjidhjen e MosmarrëveshjeveGrupi Shqiptar i të Drejtave të NjeriutQendra Shqiptare e Asistencës ArsimoreUnioni Rinor i të Drejtave të NjeriutUnioni i Gazetareve Profesioniste te VeriutQendra për Arsim DemokratikLëvizja “Mjaft”Qendra Shqiptare për Kërkime EkonomikeShoqata “Res PublikaQendra për Nisma Ligjore QytetareShoqeria Kulturore " Elena Gjika - Dora D'Istria", PërmetQendra Kordinuese e OJQ-ve Lokale, Përmet Qendra Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve FolklorikeShoqata ”Familja e Media-Fuqia për Ndryshim”Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me JashtëShoqata e Pavarur e Medias Lokale Linja e Këshillimit për Gra dhe VajzaAgjencia e Medias, Mjedisit dhe InformacionitShoqata “Gazetarët Profesionistë Jonianë”, SarandëShoqata "Media Sociale"Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave të Grave”Shoqata "Dimension Human"Qendra "Fëmijët sot"Shoqata Shqiptaro -Amerikane për Tregti dhe ZhvillimShoqata "JONA", SarandëShoqata “Strehëza për gra dhe vajza”Gruaja e Kuçovës në Fokusin e ZhvillimitAleanca Kundër Diskriminimit të LGBT-sëKonfederata Kombëtare e Prindërve të ShqipërisëQendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës
KOMENTE