English

Zgjedhjet presidenciale të Brazilit, kalojnë në balotazh

Rio de Zhaneiro, 4 tetor, NOA - Zgjedhjet presidenciale të Brazil i janë drejtuar balotazhit, pasi asnjë nga dy kandidatët kryesorë për fitimin e tyre nuk ka mundur të marrë numrin maksimal të votave.

Kështu, e para në listë renditet aktualisht kandidatja Dilma Rousseff, e Partisë së Punëtorëve, e cila aktualisht qeveris vendin, por ajo nuk ka arritur gjithsesi që të marrë shumicën për një fitore të plotë.

Ndërsa rivali i saj në raundin e dytë zgjedhor, mësohet se do të jetë ish-guvernatori i San Paulos, Jose Serra.

Ndërkaq, Rousseff tha se raundin e dytë do të ketë mundësi do të prezantojë projektet e saja për të zhdukur mjerimin dhe për të zhvilluar vendin.

n.e/NOA

KOMENTE