Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BERZH, 200 milion euro për ekonominë e rajonit
English

BERZH, 200 milion euro për ekonominë e rajonit

Tiranë, 5 tetor, NOA – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH ka nënshkruar sot tri linja kredie me një vlerë totale prej 200 milion euro, me filialet e bankës “Piraeus” në Rumani, Bullgari dhe Shqipëri, për të mbështetur huadhënien për bizneset në vendet përkatës.

Sipas këtij projekti, banka e Pireut në Rumani do të sigurojë 90 milion euro, ajo në Bullgari 70 milion euro dhe Tirana Bank do të sigurojë 40 milion euro nga financimi i ri i BERZH-it.

Këto linja kredie të BERZH-it do t’u sigurojnë këtyre tri bankave fonde afatmesme për të mbështetur burimet e tyre të financimit, ndryshuar dhe zgjatur maturitetin e këtyre burimeve si dhe për të zgjeruar huadhënien për ekonominë e për të përforcuar më tej prezencën e tyre në këto tregje.

Drejtori i Përgjithshëm i Institucioneve Financiare në BERZH, Nick Tesseyman, theksoi se “BERZH është e kënaqur që po zgjeron bashkëpunimin e saj me filialet e grupit Piraeus në rajon, sepse mbështetja ndaj bankave dhe ekonomisë reale është ve@anërisht e rëndësishme në kushtet e një rimëkëmbjeje ekonomike, që është relativisht ende delikate në pjesën më të madhe të Evropës jug-lindore”.

Tesseyman tha se “Projekti do të ndihmojë vazhdimin e kreditimit për kompanitë private, që veprojnë në Rumani, Bullgari dhe Shqipëri, në një kohë kur bizneset vazhdojnë të përballen me vështirësi në sigurimin e financimeve”.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Grupit të Bankave të Pireut, Ilias Milis nënvizoi se “Grupi i bankave “Piraeus” e konsideron mjaft të rëndësishme marrëveshjen me BERZH-in. Grupi mbështet plotësisht të gjithë sektorët e aktivitetit ekonomik në këto tre shtete dhe tani ka zgjeruar aftësitë e tij të financimit”.

Milis pohoi se “Linjat e reja të kredisë do të përdoren për financimin e SME-ve si edhe të kompanive të mëdha private dhe do të rrisin financimin në dispozicion të klientëve tanë dhe të bizneseve lokalë”.

Kjo paketë kredish, që do të jepet në dy këste të barabarta, është pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit të Insitucioneve Financiare Ndërkombëtare, dhe do të pasojë paketat e mëparshme të ofruara nga BERZH gjatë 18 muajve të fundit për filialet e disa prej grupeve bankare më të mëdha Evropiano-Perëndimore, që veprojnë në rajon.

Sipas Planit të Përbashkët të Veprimit të IFN-ve shpallur në shkurt të vitit 2009, BERZH, Grupi i Bankës Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve (BEI) u zotuan se do të vënë në dispozicion 24.5 miliard euro gjatë dy viteve në vazhdim për të mbështetur ekonomitë e Evropes Lindore nëpërmjet sektorit bankar.

mit/NOA

KOMENTE