Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komunikim falas brenda grupit tuaj dhe 40 minuta drejt rrjeteve kombëtare
English

Komunikim falas brenda grupit tuaj dhe 40 minuta drejt rrjeteve kombëtare

Me AMC komunikoni pa limit me miqtë tuaj

Tiranë, 5 Tetor 2010 NOA - Abonentët ALBAKARTA dhe AMCKARTA tashmë mund të komunikojnë më shumë se më parë. Oferta e re e AMC u jep komunikim falas me 4 numra AMC dhe 40 minuta drejt destinacioneve kombëtare.

AMC u jep mundësinë më të mirë për komunikim abonentëve të saj me parapagim. Ata përfitojnë telefonata dhe SMS falas drejt katër numrave që i përzgjedhin vetë. Për më tepër, përfitojnë edhe 40 minuta kohë bisede drejt operatorëve kombëtarë celularë ose fiks.

E gjithë kjo mundësi komunikimi mund të përfitohet vetëm për 600 lekë (me TVSH) dhe janë të vlefshme për 15 ditë nga dita e aktivizimit. Abonentët mund ta përsërisin ofertën sa herë të dëshirojnë, në mënyrë që të vazhdojnë komunikimin me numrat e preferuar dhe ata kombëtarë.

Abonentët ALBAKARTA dhe AMCKARTA mund ta përfitojnë ofertën duke hyrë në menynë AMC Easy (#100#), më pas në kategorinë “Ofertat e mia”.

Kur regjistrohen në ofertë nëpërmjet AMC Easy, abonentët duhet të regjistrojnë secilin numër që zgjedhin, më pas të vazhdojnë me pasardhësin.

Abonentët mund të përfitojnë këtë ofertë edhe duke dërguar në numrin 55404 një SMS me fjalën 40 (hapësirë) 4 numrat AMC.

AMC sjell përherë oferta që u përshtaten nevojave të abonentëve të saj dhe kështu u jep një botë plot mundësi komunikimi.

KOMENTE