Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Toka Jonë” në Lezhë, arrestohen kryetari dhe nënkryetari i komunës
English

“Toka Jonë” në Lezhë, arrestohen kryetari dhe nënkryetari i komunës

Lezhë, 5 tetor 2010 NOA – Një kryetar komune dhe një nënkryetar janë arrestuar pasditen e sotme nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhe nën akuzat për afera korruptive në lidhje me pronat.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se janë arrestuar Nikoll Prelaj, i 50 vjeç,me banim ne fshatin Ishull Shengjin te rrethit Lezhe, me detyrë Kryetar i Fshatit Ishull Shëngjin te rrethit Lezhë dhe Tonin Paloka, 42 vjeç, me banim ne lagjen Besëlidhja te rrethit Lezhe, me detyre nënkryetar i Komunës Kolsh te rrethit Lezhë.

Zyrtarisht policia konfirmoi për agjencinë NOA se “pas një pune operative dhe hetimore prej tre muajsh, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Toka Jone”, ku në përfundim te këtij operacioni u be i mundur arrestimi i dy zyrtarëve të lartë vendorë.

Policia tha se dy të dyshuarit, kanë kryer korrupsion në bashkëpunim me njeri – tjetrin në vitin 2008.

Nga hetimi doli se gjatë ushtrimit te detyrës Nikoll Prelaj ka lëshuar një akt të marrjes së tokes ne emër te shtetasit me iniciale V.H ne Komunën Shëngjin, duke futur ne te një parcele e cila ka qene ne pronesi te shtetasit Y.Z.

Per kryerjen e veprimtarisë se tij korruptive, shtetasi i sipërpërmendur është ndihmuar dhe nga ish nëpunësi i Zyrës Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te rrethit Lezhe Tonin Paloka, i cili duke qene me detyre pergjegjes i arkives se Zyres Vendore te Pasurive te Paluajtshme te rrethit Lezhe, ka bere te mundur zhdukjen e aktit.

Policia tha se materialet hetimore po i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te “Shpërdorimit te detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal ne ngarkim te shtetasve, Nikoll Prelaj dhe Tonin Paloka.

e.r/NOA

KOMENTE