Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vatikani: Nobeli i mjekësisë, për nënat me qera dhe embrione që vdesin
English

Vatikani: Nobeli i mjekësisë, për nënat me qera dhe embrione që vdesin

Romë, 5 tetor, NOA - Po të mos ishin zbulimet e biologut britanik, Robert Eduards, sot nuk do të ekzistonte tregu i vezoreve, embrionet e ngrira që përfundojnë të vdekur apo fëmijë të lindur nga nëna të marra me qera.

Kështu e ka cilësuar Selia e Shenjtë në Vatikan punën e njeriut që u vlerësua dje me çmimin Nobel, shkencëtarit që ka shpikur fekondimin in vitro.

Ka qenë pikërisht kreu i Akademisë Papnore për Jetën, Ignacio Carrasco de Paula, i cili ka reaguar kundër Komitetit të Çmimit Nobel, i cili i ka akorduar çmimin e sivjetshëm të mjekësisë, njeriut që krijoi fekondimin in vitro.

Nderimin e shkencëtarit Robert Eduards, Selia e Shenjtë e cilësoi si një zgjedhje absolutisht të papranueshme, duke pohuar se mbi këtë vendim ngrihen pikëpyetje të mëdha morale.

Robert Eduards, biologu 85-vjeçar është fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi, pasi solli në jetë fëmijën e parë që lindi nga teknika e njohur si fekondimi “in vitro”.

E që nga ai moment, i cili përkon me disa dekada më parë, rreth 4 milionë fëmijë kanë lindur në 30 vitet e fundit me lindje artificiale.

n.e/NOA

KOMENTE